Komiteti Olimpik i Kosovës ka mbajtur konferencë për media, ku ka folur për ecurinë dhe detajet me rastin e pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
Presidenti i Komitetit, Ismet Krasniqi, bëri të ditur se Kosova do të përfaqësohet nga gjithsej 11 sportistë.
“Gjithsej kemi 11 sportistë, të cilët vijnë nga 6 sporte të ndryshme, xhudo, not, mundje, atletikë, shenjëtari sportive dhe boks”.
Krasniqi falënderoi vajzat sportive, pasi edhe këtë herë dominojnë listën me 6 të tilla, ndërsa pesë janë meshkuj.
Xhudo:
Majlinda Kelmendi,
Distria Krasniqi,
Nora Gjakova,
Loriana Kuka,
Akil Gjakova,
Mundje:
Egzon Shala
Boks:
Donjeta Sadiki
Shenjëtari Sportive:
Drilon Ibrahimi
Not:
Eda Zeqiri
Ol Kondirolli
Atletikë:
Musa Hajdari