I paskrupullti Aleksandar Vuçiq, i turret Kosovës për sport dhe olimpiadë 

Sporti

I paskrupullti Aleksandar Vuçiq, i turret Kosovës për sport dhe olimpiadë 

Nga: Kemajl Goca Më: 9 korrik 2021 Në ora: 14:14
I paskrupullti Aleksandar Vuçiq, i turret Kosovës për sport dhe olimpiadë 

Aleksandar Vuçiq, ish zëdhënësi i kryekasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqi, sot e paska përmendur edhe sportin e Kosovës. 

“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, preku çështjen e të ashtuquajturës Kosovë, gjithashtu u dërgoi mesazh të fortë xhudistëve tanë”, shkruan media serbe “Kurir”.

"Ne shpresojmë për sukses, fitore dhe gëzime. 

Unë dua t'u them konkurrentëve tanë të xhudos në veçanti, të mos fshihen, unë do t'i vë të gjitha këto probleme mbi supe. 

Milica dhe Marica, pasi që ju do të keni konkurrentë nga të ashtuquajtura Kosovë, mos u shqetëso.

"Ju merreni me sport. Pavarësisht nëse fitoni ose humbni, ne do të jemi me ju. Ju merreni me sport dhe thjesht bëni punën tuaj dhe mos u shqetësoni për asgjë tjetër," tha Vuçiq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat