Dardha pikë ndër dardhë, kështu është edhe me karateisten Diellza Mahalla!
Diellza vjen prej një familje sportistësh përkatësisht karateistësh.
Fehmi Mahalla është kampion i Evropës në vitin 2004, ndërsa Fahri Mahalla është themelues i karatesë në qytetin e Ferizajt në vitin 1978, pastaj Gani Mahalla e Nebih Mahalla – trajnerë, Rexhë Mahalla – karateist, Halil Mahalla – karateist etj.
Diellza ka arritur edhe një sukses, ka fituar titullin 1 DAN. Ndryshe është vajza e Halilit, kryetar i KK Kastrioti nga Ferizaj.
“Sot u bëra mjeshtër e karatesë (1 DAN), falënderoj Klubin e Karatesë Kastrioti për punën e tyre të palodhshme”, ka shkruar Diellza në profilin e saj në facebook. Diellza synon që me punë të arrijë në nivelet më të larta.