Veprimtari i shquar sportiv, Jakup Kasapolli, një periudhë të gjatë gazetar sportiv dhe botues i disa librave sportive, ka disa fjalë domethënëse për sportin e Republikës së Kosovës.
Në fakt, habit edhe me një përshkrim të shkurtër për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti! Kasapolli ka fjalë të mëdha për xhudisten Majlinda Kelmendi dhe trajnerin Driton Kuka.
“Shteti, sporti e politika!
Falë pranimit ndërkombëtarë në sport e sukseseve sidomos në xhudon e Majlindës, e Tonit (edhe futbollit), bota filloi të kuptoi se ekzistuaka Kosova!
Por këtë ndjenjë filloi me seriozisht ta kuptoi në tre muajt e fundit, si mileti në Kosovë e sidomos politikanët në Evropë dhe botë se Kosova paska xhudo - politikan të kalibrit Albin, që në arenën e tatamit politik, vështirë ia qet shpinën në tokë!”, ka shkruar Kasapolli.