Komiteti Olimpik i Kosovës, ka publikuar orarin e garave të sportistëve kosovarë që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.
E para që do t’i hapë garat do të jetë xhudistja Majlinda Kelmendi, e cila më 23 korrik do ta ketë përballjen e parë.
Janë gjithsej 11 sportistë nga Kosova që do ta përfaqësojnë vendin tonë në Lojërat Olimpike.
Ndërsa rikujtojmë se ekipi i xhudos është nisur sot për në Tokio.