Sportistët do t’i vendosin vetë medaljet në qafë

Sporti

Sportistët do t’i vendosin vetë medaljet në qafë

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 11:29
Sportistët do t’i vendosin vetë medaljet në qafë

Medaljet e arta, argjendta dhe të bronzta që do të jepen gjatë Lojërave Olimpike “Tokio 2020” do të vendosen në qafë nga vetë sportistët medalistë.

Ato do të jenë të vendosura në një tabaka dhe sportistët që do të ngjiten në podium do të mbajnë maskë.

Lajmin e konfirmoi presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach.

“Medaljet do të jenë të pozicionuara në një tabaka dhe do të jenë vetë sportistët që do të vendosin medaljet në qafë. Një ndryshjim thelbësor, por i nevojshëm për shkak të pandemisë”, tha Bach.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat