Çudia e Ugandës! Zhduket sportisti në Japoni!
Autoritetet lokale japoneze kanë njoftuar se nuk ka asnjë gjurmë deri me tash për peshëngritësin nga Uganda, Julius Sekitolek, i cili as nuk u paraqit në testin për Covid 19, raporton portali “Timesnownews”.
Sportisti 20-vjeçar u zhduk nga hoteli Izumisano, afër Osakës, njoftuan autoritetet e kësaj komune.
Po bëhet çdo përpjekje për të gjetur sportistin dhe se e gjithë çështja është raportuar në polici.