Dekani i FEFS të UP-së, Musa Selimi, ish futbollist dhe ish volejbollist, trajneri i dalluar i futbollit, ka fjalë të mëdha për sportistët tanë që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike – “Tokyo 2020”.
“Nuk ka më bukur se të prezantosh me dinjitet vendin tënd në Tokyo 2021! E kur i shtojmë kësaj që studentët e FEFS të UP, Egzon Shala mundës, Donjeta Sadiku boksiere dhe Musa Hajdari atlet, na bëjnë krenarë si fakultet dhe mburremi me të arriturat e tyre, si dëshmi e punës, djersës dhe pasionit të pakufishëm për të realizuar ëndrrën e tyre!
CITIUS, ALTIUS, FORTIUS!
Po ashtu urojmë suksese për të gjithë sportistët tjerë pjesëmarrës!”, uron Musa Selimi.