Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) ka postuar foto nga mbërritja në Tokio të pjesës së parë të ekipit Olimpik shqiptar.
Gjimnasti Matvei Petrov ka si trajner Alon Hasën, teksa Shef i Misionit është Klinton Muça dhe Personel Administrativ është Luna Methasani.
Pas 19 orësh udhëtim, ata i janë nënshtruar 2 kontrolleve shëndetësore në aeroport për 5 orë, 2 testeve me tampon anti-COVID përpara 72 orëve dhe 2 dozave të vaksinimit të Pfizer & BionTech rreth një muaj më parë.
Një aventurë sa e çuditshme për pjesën Olimpike shqiptare duke iu nënshtruar kontrolleve të rrepta anti-COVID për të shkuar në Japoni për Lojërat Olimpike.
NJOFTIMI I KOKSH –
Ka mberritur pjesa e pare e ekipit Olimpik shqiptar ne Tokio, Japoni pas 19 oresh fluturim, 2 kontrolleve shendetesore ne aeroport per rreth 5 ore te tjera, 2 teste PCR 96 dhe 72 ore para fluturimit si dhe 2 dozave të vaksinimit me Pfizer Biontech nje muaj me heret.
Gjimnasti Matvei Petrov,
Trajneri Alon Hasa,
Shef i Misionit Kliton Muca
Personel Administrativ Luna Methasani