Probleme të reja për japonezët: Covid 19 në Fshatin Olimpik! Ky është rasti i parë në Fshatin Olimpik, ku shumica e 11,000 atletëve do të jenë pjesë e këtij fshati.
Organizatorët e Lojërave Olimpike në Tokio njoftuan të shtunën se një rast i infeksionit me koronavirus është regjistruar në Fshatin Olimpik.
Ai është një i huaj që është i përfshirë në organizimin e Olimpiadës, por kombësia e tij nuk është bërë e ditur dhe ai doli pozitiv në një test rutinë të kryer të premten.
Se sa e vështirë do të jetë zbatimi i të gjitha këtyre kufizimeve tregon edhe rasti i peshëngritësit nga Uganda, Julius Ssekitoleko, i cili u zhduk nga kampi stërvitor në Osaka të premten dhe atë nuk e kanë gjetur ende.
Media japoneze raportoi se ai la një mesazh të shkruar se ai dëshiron të qëndrojë dhe të punojë në Japoni sepse jeta në Uganda është e vështirë.