Sipas mediave meskikane, surferi, Oscar Serra ka vdekur në plazhin Zicatela pas valëve të mëdha, përcjell Insporti.
Serra dëshironte të shijonte valët e famshme të Puerto Escondido, por ajo “kënaqësi” u kthye në tragjedi.
Sipas disa dëshmitarëve, Serra u fut në ujë pavarësisht se ishte flamuri i kuq. Surferi spanjoll u shpëtua dhe u soll në breg nga rojet e shpëtimit që ishin në zonë, por nuk arritën ta shpëtonin.
Nuk është hera e parë që plazhi Zicatela, në Oaxaca (Meksikë) merr jetën e një surferi. Surferi i famshëm kalifornian, Noel Robinson ishte një nga viktimat e këtyre valëve, të cilat janë nga më të famshmet në botën e surfimit, por edhe nga më të rrezikshme.