Në ndeshjen e djeshme të skuadrës “Partizan” adhuruesit e kësaj skuadre kanë brohoritur “Vuçiq i sëmurë”.
Duke komentuar këtë ngjarje Dragan Vuçiçeviç, tha se “pikërisht ai (Vuçiq) iu ka mundësuar të luajnë, përmes donacionit 2,5 milionë euro për klubin”, transmeton “Bota Sot”.
“Disa njerëz të nënshtruar nga kryesia kanë organizuar brohoritjen, sepse bëjnë politikë të fëlliqur dhe habitem me mediat që heshtin për atë. Do të thonë diktatori i keq Vuçiq ka ndaluar atë, por ai kurrë nuk ndalon asgjë. E gjithë tribuna brohoriti ashtu në ndeshje”, tha ai.
“Më duket interesant , sot mediat opozitare thonë se kjo është zemërimi i popullit, unë them i mafisë, të atyre që akoma arrestohen dhe shpresojnë të lirohen. Por, do të vuajnë dënime me dekada, sepse edhe nga atje organizojnë brohoritjet”, tha Vuçiçeviç.
Me thirrjet fyese ndaj presidentit të shtetit, për të cilat nuk ka lajme, në ballinën e mediumit të Gjilasit “Direkt” tregohet i gjithë arsenali opozitar, të cilit i është nënshtruar dhe me rëndësi është që të fyhet presidenti Vuçiq, shkruan “Alo”.
Një nga dy portalet më të rëndësishme të Gjilasit, si lajme kryesore ditore në ballina kanë vendosur tri thirrjet që janë dëgjuar dje nga shikuesit t skuadrës së “Partizanit”: Vuçiq diktator, Vuçiq qeder dhe Vuçiq i sëmurë.