Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar IOC), Thomas Bach, nuk do të mbajë pishtarin me Flakën Olimpike në Tokio, siç ishte planifikuar.
Sipas vetë kreut të IOC, ky vendim u morr për të respektuar masat anti-Covid që ka vendosur Japonia. Ai kërkon të japë vetë shembullin e mirë të respektimit të masave ndaj pandemisë.
Ndërkohë, numri 1 i olimpizmit botëror, garantoi të gjithë, përfshi edhe japonezët, se Olimpiada do të jetë e sigurtë:
“Kjo Olimpiadë, pavarësisht vështirësive, do të jetë e suksesshme, kjo është e garantuar.
Ne kemi marrë të gjitha masat që çdo gjë të kalojë mirë. Të gjithë ata që do të dalin pozitivë do të izolohen, pa rrezikuar jetën e personave të tjerë”, tha Bach.