Zyrtarizohet vendi organizator i Olimpiadës së vitit 2032!
Lojërat Olimpike të vitit 2032 do të zhvillohen në Brisbane të Australisë.
Vendimi është marrë pak minuta më parë nga asambleja e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) që është zhvilluar sot në Tokio. Në kryeqytetin japonez nisin më 23 korrik Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
Kjo është hera e dytë që Australia organizon një Olimpiadë, pas atyre të vitit 2000, në Sidney. Qyteti australian i Brisbane ishte kandidati i vetëm në garë për të organizuar këtë event.
Siç dihet, Olimpiada e vitit 2024 do të zhvillohet në Paris (Francë) dhe ajo e vitit 2028 në Los Anxhelos (Amerikë).