Olimpiada, e pranishme edhe Zonja e Parë e SHBA-ve

Sporti

Olimpiada, e pranishme edhe Zonja e Parë e SHBA-ve

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 11:08
Olimpiada, e pranishme edhe Zonja e Parë e SHBA-ve

Olimpiada “Tokyo 2020” nuk do të shtyhet. Kjo kuptohet qartë nga njoftimi për praninë së Perandorit Naruhito në ceremoninë e hapjes, gjatë së cilës kreu i familjes perandorake të Japonisë do të deklarojë fillimin e eventit. Pavarësisht nga dyshimet e ngritura në ditët e fundit, ky qëndrim zyrtar vërteton se gjithçka do të vijojë sipas programit paraprak.  

Perandori do të takohet të enjten me presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, dhe me personalitete të tjera, në Pallatin Perandorak, para se të vijojë me ceremoninë e hapjes. Sidoqoftë, anëtarët e familjes perandorake nuk do të marrin pjesë në ngjarje të tjera olimpike, në përputhje me vendimin e Japonisë për të lejuar praninë e publikut si mara parandaluese për COVID-19.

Sipas një zyrtari qeveritar, megjithatë, perandori japonez mund të mos përdorë termin “festoj” kur të shpallë nisjen e Olimpiadës.

Udhëheqësit e të paktën 15 vendeve dhe organizatave të ndryshme ndërkombëtare do të jenë në Japoni për ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike të Tokios. Një numër I ulët krahasuar me afërsisht përfaqësuesit e 40 vendeve që morën pjesë për Lojërat e Rio de Janeiro në vitin 2016. Do të jenë rreth 70 zyrtarë qeveritarë në ceremoni, por numri i VIP-ave të huaj që do të jenë të pranishëm ën stadiumin kombëtar, të premten në mbrëmje, mund të pësojë disa ndryshime.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe kryeministri mongol, Luvsannamsrai Oyun-Erdene, janë midis udhëheqësve botërorë që kanë njoftuar praninë e tyre, si dhe Zonja e Parë e SHBA, Jill Biden. Numri i ulët i politikanëve të pranishëm sigurisht i atribuohet pandemisë, e cila ka shtyrë shumë krerë shtetesh të heqin dorë nga udhëtimi drejt Japonisë.

Sipas traditës, delegacioni i parë që do të hapë Lojërat do të jetë ai i Greqisë, e ndjekur nga një ekip refugjatësh. I fundit do të parakalojë delegacioni i Japonisë, që u paraprin Francës dhe Shteteve të Bashkuara, vende që do të organizojnë Olimpiadën në vitin 2024 (Paris) dhe 2028 (Los Angeles).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat