Janë nisur sot edhe grupi tjetër i ekipit olimpik të Kosovës drejt Tokios së Japonisë.
Ekipi që u nis përbëhet nga dy notarët, Eda Zeqiri e Olt Kondirolli, anëtari i Bordit Ekzekutiv të KOK-ut, Avni Nuha, kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, si dhe zëvendësministrja për Kulturë, Rini e Sport, Daulina Osmani.
Notarët u përcollën nga familjarë të tyre, të cilët u ndjenë krenarë me arritjen e tyre.
Ndërkohë, sot në Fshatin Olimpik kanë arritur edhe boksierja, Donjeta Sadiku, me trajnerin e saj, Besim Brahimi, si dhe trajneri i notit, Besart Shala.