Nesër edhe zyrtarisht hapen Lojërat Olimpike ‘Tokyo 2020’.
Emocione janë të mëdha nga të gjithë pjesëmarrësit.
Kosova përfaqësohet me 11 garues, ndërsa nga xhudoja pritet medalje olimpike.
“Kanë arritur sonte në Fshatin Olimpik në Tokio pjesa tjetër e ekipit olimpik të Kosovës, në përbërje: notarët Eda Zeqiri e Olt Kondirolli, Gëzim Hazrolli, trajner i shenjëtarisë, Avni Nuha, anëtar i Bordit Ekzekutiv të KOK-ut dhe Agron Kuka, kryetar i Federatës së Xhudos së Kosovës”, njofton KOK.