Delegacioni i Brazilit do të parakalojë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike “Tokio 2020” me vetëm 4 persona.
Kjo masë është marrë nga Komiteti Olimpik Brazilian, për të reduktuar në maksimum infektimet me koronavirus.
Kështu, në ceremoninë e hapjes do të jenë 2 mbajtësit e flamurit, sportistja e judos Ketleyn Quadros dhe volejbollisti Bruninho. Dy personat e tjerë do të jenë shefi i delegacionit, Marco La Porta dhe një drejtues administrative.
Katër persona është numri minimal që kërkon Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në ceremoninë e hapjes. IOC ka bërë me dije më herët që të gjitha delegacionet do të deklarojnë me numër të limituar personash për shkak të pandemisë.