Çmenduritë japoneze me 1824 dronë në qiell, spektakël në Lojërat Olimpike!
Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike ka qenë ashtu si zakonisht shumë spektakolare dhe unike në llojin e saj.
Në të janë pasqyruar historia e aktivitetit, por edhe traditat e vendit që i organizon, në këtë rast Japoni. Dhe një nga veçoritë në këtë vend është se janë të fiksuar pas risive teknologjike dhe e kanë treguar më së miri edhe gjatë shfaqjes.
Një nga momentet me spektakolare të ceremonisë ishte kur në qiellin e Tokios, mbi stadium, fluturuan 1824 dronë.
Me një saktësi të jashtëzakonshme, ata ndriçuan qiellin mbi stadium me projeksione dritash duke krijuar rruzullin tokësor, për të ofruar një pamje spektakolare.