Sulmuesi kosovar i Lazios përmes rrjetit të tij social “Twitter” ka uruar xhudisten Distria Krasniqi për suksesin e arritur në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, ku ia siguroi medaljen e artë olimpike Kosovës.
Distria në kuadër të kategorisë deri në 48 kilogramë e mposhti në finale xhudisten nga Japonia Funa Tonaki, kështu duke ia siguruar Kosovës medaljen e dytë të artë olimpike në histori, përcjell KosovaPress.
E pas shumë urimeve nga fytyra të njohura publike nga sektorët e ndryshme të institucioneve tona shtetërore, Distria pranoi urim edhe nga futbollisti i Kombëtares së Kosovës Vedat Muriqi.
“Urime Distria Krasniqi! Krenaria jonë”, shkruante në rrjetin social “Twitter” të Muriqit.