Sot po zhvillohet dita e dytë e Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”, me disa nga sportet që po zhvillohen, përfshirë xhudon.
E pikërisht në xhudo, Kosova sot e siguroi medaljen e artë falë Distria Krasniqit në kategorinë deri në 48 kilogramë.
Pas ditës së dytë në “Tokyo 2020”, Kosova renditet në vendin e katërt sa i përket medaljeve nga të gjitha vendet pjesëmarrëse.
Kina prin me katër medalje, tri të arta dhe një të bronztë, e ndjekur nga Japonia me një të artë dhe një të argjendtë. E treta është Korea e Jugut me një të artë dhe dy të bronzta.