Ahmed Hafnaui nga Tunisi, përgatiti befasinë më të madhe në ditën e dytë të garave në Lojrat Olimpike në Tokio, duke triumfuar në disiplinën e notit në 400 metra, stil i lirë.
Notuesi 18 vjeçar nga Tunisi, triumfoi me kohë 3 minuta, 43 sekonda e 36 të qindat, për të marë medaljen e artë, duke lënë pas australianin Meklahlin dhe amerikanin Kiran Smith.
Për Tunisin është medalja e pestë e arit në Lojrat Olimpike dhe e treta në disiplinën e notit.
Ndërkohë befasi të këndshme përgatiti edhe japonezja Juhi Ohashi, e cila triumfoi në 400 metra, stil i përzier, duke lënë pas amerikanen Ema Vajant dhe japonezen Hali Flinkinger.