Ismet Krasniqi: Kjo ngjarje na ka tronditur të gjithëve 

Sporti

Ismet Krasniqi: Kjo ngjarje na ka tronditur të gjithëve 

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 19:55
Ismet Krasniqi: Kjo ngjarje na ka tronditur të gjithëve 

Komiteti Olimpik i Kosovës shpreh ngushëllime për familjet e viktimave të aksidentit në Kroaci.

“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë mësuam lajmin tronditës për ndarjen nga jeta të dhjetë shqipëtarëve të Kosovës dhe shumë të tjerë të lënduar, në aksident trafiku në Kroaci. 

Në emër të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe gjithë Lëvizjes Olimpike në Kosovë, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta, familjeve të tyre, dhe u dëshirojmë shërim sa më të shpejtë të lënduarve.

Kjo ngjarje na ka tronditur të gjithëve dhe pa dyshim që edhe ne, nga Lojërat Olimpike në Tokio, po bashkëndjejmë dhimbjen me familjet e viktimave. 

U qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, shpreh ngushëllime Ismet Krasniqi, presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat