Kosova e siguroi sot medaljen e dytë të artë në Olimpiadën e Tokios. Nora Gjakova u la me ar pasi triumfoi në kategorinë deri në 57 kilogramë.
E paraprakisht, të artën e kishte fituar edhe Distria Krasniqi në kategorinë deri në 48 kilogramë.
Akil Gjakova: Shumë i lumtur ta prezantoj shtetin tim për herë të parë në Olimpiadë
Këto suksese të jashtëzakonshme e rendisin për momentin Kosovës në vendin e shtatë të shteteve medaliste. Dy të arta i ka edhe Australia, që është e gjashtë, por ka të fituara edhe të argjendta dhe të bronzta.
Pra, Kosova e sheh veten në hartën e shteteve më të suksesshme në Lojërat Olimpike verore deri tash. Vendi ynë në total i ka tri medalje të arta, duke e llogaritur edhe atë të fituar nga Majlinda Kelmendi në “Rio 2016”.