Tenistja japoneze Naomi Osaka, ish-numri 1 në botë për femra, është eliminuar në raundin e tretë të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”.
Një humbje e papritur e Osaka, që u mund 2-0 (6-1, 6-4) nga çekja Marketa Vondrousova.
Osaka ishte tedoforja e fundit e Olimpiadës, sportistja që ndezi flakën olimpike në stadium gjatë ceremonisë së hapjes. Japonia kishte varur shumë shpresa tek Osaka për fitimin e medaljes së artë në Olimpiadë.
Në çerekfinale avancojnë Garbine Muguruza (Spanjë), Belinda Bencic (Zvicër), Elina Svitlona (Ukrainë) e Camila Giorgi (Itali). Te meshkujt avancojnë më tej greku Stefanos Tsitsipas e argjentinasi Diegoi Schwartzman.