Sot në Lojërat Olimpike ka debutuar edhe notari Olt Kondirollit, shkruan Insporti.
Në 100 metra stil të lirë, Olt Kondirolli doli i dyti me kohë 54:33, por bateritë tjera patën garues me kohë më të shpejtë dhe kështu notarit kosovar iu pamundësua kualifikimi në mesin e 16 notarëve më të mirë.
Nga 70 garues sa morën pjesë, Olt Kondirolli u rendit i 64-ti, pasi që bateria e tij ishte më e ngadalshmja.
Kondirolli ishte garuesi i tetë i Kosovës që garon në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.