Koronavirus pjesë e Olimpiadës, konfirmohen 7 raste të reja me Covid-19!
Covid-19 vijon të jetë pjesë e pandashme e Lojërave Olimpike “Tokio 2020”.
Organizatorët e Olimpiadës konfirmuan sot 7 raste me koronavirus, duke e çuar në total në 155 numrin e të infektuarve nga 1 korriku, kur është hapur Fshati Olimpik.
Mes 7 personave që kanë rezultuar pozitiv, dy janë sportistë (njëri tenist holandez), që janë karantinuar dhe kanë humbur mundësinë e garimit në Olimpiadë. Të tjerët janë funksionarë të delegacioneve olimpike dhe punonjës shërbimi.