Pak para luftës finale të xhudistëve në kategorinë deri në 57 kilogramë, Radio Televizioni i Serbisë ndërpreu transmetimin e finales, ku xhudistja e Kosovës, Nora Gjakova do të luftonte për medaljen e artë, e që në fund do ta fitonte.
Pas këtij veprimi ka ardhur edhe reagimi nga RTS.
Olivera Kovaqeviq, redaktore në atë televizion shpjegoi se pse ndodhi ndërprerja e transmetimit.
“Shumica e gazetarëve tanë në Tokio janë karantinë dy-javore, kështu që transmetimi u ndërpre sepse nuk kemi njerëz të mjaftueshëm për të mbuluar të gjitha ngjarjet”, u shpreh ajo.