Pas dorëzimit të medaljes së artë olimpike për kampionen olimpike, Nora Gjakova, presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, ka takuar rishtazi drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës.
Pas dorëzimit të medaljes së artë olimpike për kampionen olimpike, Nora Gjakova, presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, ka takuar rishtazi drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, njofton KOK përmes Facebook.
Me këtë rast, sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Shasivar Haxhijaj, në emër të delegacionit të ekipit olimpik të Kosovës, ka falënderuar presidentin Bach për mbështetjen e vazhdueshme dhënë sportistëve tanë.
Në shenjë mirënjohje dhe falënderimi, sekretari i përgjithshëm, Haxhijaj, i dhuroi orën zyrtare të KOK-ut me llogon e Lojërave Olimpike Tokio 2020.
Presidenti Bach po ashtu vuri nënshkrimin e tij në flamurin e Kosovës.