Majlinda Kelmendi, krenaria e kombit shqiptar, është frymëzim për çdo sportist e sportiste shqiptare, pa dallim moshe!
Kampionja olimpike Majlinda me sukseset e saja bëri krenar kudo që jetojnë e veprojnë shqiptarë, ajo sot është historia e sporti apo ëmbla e sporti mbarëshqiptar.
Kampionja e vitit 2020 në Drag, Pranvera Xhaferi, e njohur si Schumacher e Kosovës, që garon me sukses të madh apo një sfiduese e madhe e meshkujve në automobilizëm, ka emocione të mëdha për sukseset e fundit të xhudisteve tona, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, kampionet olimpike, veçmas pas pensionimit të Majlinda Kelmendit nga sporti aktiv i xhudos.
Pranvera, prej femrave më të guximshme në Kosovë, një luftëtare e shquar në garat e automobilizmi, ka shkruar disa fjalë emocionuese për Majlindën.
“Majlinda Kelmendi, ti ishe një superyll i Kosovës në historinë më të re të sportit të saj, do mbetesh përgjithmonë një legjendë e xhudos!
Ti ishe frymëzim për miliona vajza te vogla, t’i ua shtrove rrugën e suksesit edhe Distrisë edhe Norës, sepse i bërë të besojnë që nuk ka rëndësi gjinia, raca e as vendi nga vjen, rëndësi ka vullneti, puna e pandalur dhe besimi!
Lumturia dhe krenaria që na bëtë të përjetojmë ditët e fundit në lojërat olimpike ishte e pashpjegueshme, ishte madhështore...
Ju tashmë jeni 3 muskutjeret e Kosovës, 3 yjet e artë të këtij vendi, jeni shpresa dhe motivi i fëmijëve dhe të rinjve tanë, jeni modeli më i mirë që mund t'ua japësh gjeneratave të reja!
Ju e shkruat me ar historinë e sportit femëror shqiptarë!”, ka shkruar Pranvera në profilin e saj në facebook.