Calja i shtati në shkëputje, kinezi rekord olimpik!
Briken Calja e mbylli në vendin e shtatë garën në stilin e shkëputjes në “Tokio 2020”, duke mos arritur rezultatin që pretendonte.
Peshëngritësi kuqezi mundi të ngrinte 151 kg në provën e dytë, pasi dështoi të kishte sukses në të parën, ndërsa në provën e tretë e pati të pamundur ta çonte mbi sup shtangën, me peshë 155 kg.
Në këtë stil, për kategorinë deri 73 kg, spikati kinezi Shi Zhyiong, i cili ishte i saktë në të tria provat, duke ngritur në të fundit 166 kg, duke thyer rekordin olimpik.