Olimpiada e Tokios vijon të dhurojë emocione me garat e shumta, ku më të mirët e botës janë në kërkim të arit.
Australiania Ariarne Titmus vazhdon paraqitjen e saj të jashtëzakonshme në këto lojëra. 20-vjeçarja fitoi medaljen e artë në garën e 200 metrave not stil i lirë për femra.
Titmus theu rekordin olimpik me kohën e saj 1 minutë, 53 sekonda e 50 të qindtat, ndërsa rivalja e saj, Katie Ledecky, përfundoi e pesta. 20-vjeçarja mposhti sportistet nga Hong Konku Siobhan Bernadette Haughey, me kanadezen Penny Oleksiak që përfundoi e treta.
Për Hungarinë e siguron një medalje të tillë Kristof Milan, që shpërtheu në garën e 200 metrave not, stil flutur për meshkuj, dhe e bëri këtë në mënyrë të shkëlqyer, pasi vendosi rekord të ri olimpik me kohën 1 minutë, 51 sekonda e 25 të qindtat. 21-vjeçari, një premtim i madh i notit, theu rekordin e vendosur nga legjenda Michael Phelps në 2019-ën.