Atletët e Britanisë së Madhe siguruan një tjetër medalje ari në garën 4×200 metra stafetë stil i lirë.
Katërshja e kampionit të 200 metrave, Tom Deaen, medalistit të argjendtë Duncan Scott, e plotësuar dhe me James Guy dhe Mathew Richard, iu afruan me 3 të qindtat rekordit botëror, duke fituar me kohën 6 minuta, 58 sekonda e 58 të qindtat.
Ai ka lënë pas me plot 3 sekonda e 23 të qindtat katërshen ruse, që përfundoi në vendin e dytë.
Ndërsa medalja e bronztë u sigurua nga Australia.