Në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” delegacioni kuqezi ka vijuar sot konkurrimin me qitësen Manuela Delilaj. Ajo ka zhvilluar pjesën e parë të garës 25 metra pistoletë me preçizion në qitje sportive.
Kjo pjesë e parë e garës ka qenë zhgënjyese për qitësen shqiptare, e renditur në vendin e 43-të, e parafundit në klasifikimin provizor. Në qitjen me preçizion, zhvilluar sot, Delilaj ka grumbulluar 280 pikë.
Në 3 seritë e realizuara sot, Delilaj grumbulloi respektivisht 92 pikë, 95 pikë dhe 93 pikë. Gara e qitëses kuqezi do të vijojë nesër me garën rapid, ku synon të përmirësojë renditjen e deritanishme.
Sipas KOKSH, qitësja Manuela Delilaj ka pësuar një lëndim në parakrahun e djathtë, çka e ka penguar në garimin e saj.