Një ide tërësisht origjinale ka ardhur nga garuesja australiane, Jessica Fox.
Kjo e fundit ka zgjidhur problemin te mjeti i saj lundrues duke përdorur prezervativin.
Pas disa problemeve që kishte te pjesa e përparme, Jessica mendoi për të vendosur prezervativin në mënyrë që të mos haste vështirësi gjatë garës.
Ideja rezultoi gjeniale pasi arriti që të fitonte edhe vendin e tretë, duke marrë medaljen e bronzit.
Australiania ka zbulura gjithçka pas garës me teknikën e mahnitshme duke thënë: “Unë vendos bast që ju nuk e dinit se prezervativët mund të përdorën edhe për këtë problem”.