Në garën korresponduese për femra fitoi dyshja e Zelandës së Re Grace Pendergrast – Kerri Growler.
Çifti zelandez e përfundoi garën me kohën 6’ 50” 19, ndërsa në vendin e dytë me 1,36” diferencë u rendit dyshja ruse Vasilisa Stepanova – Elena Oriabinskaia.
Binomi kanadez Caileigh Filmer – Hillary Janssens lëshoi vendin e dytë 300 metra para vijës së finishit dhe u ngushëllua me medaljet e bronzta.
Në një disiplinë të ndryshme të kanotazhit po me dy vetë, çifti irlandez Fintan McCarthy – Paul O’Donovan mori medaljen e artë për një avantazh prej treçerek sekonde kundrejt dyshes gjermane Jonathan Rommelmann – Jason Osborne, ndërsa në shkallën më të ulët të podiumit u rendit me 8” vonesë binomi italian Stefano Oppo – Pietro Ruta.