Në krahun tjetër në disiplinën korresponduese për femra Valentina Rodini dhe Federica Cesarini i dhanë medaljen e dytë të artë Italisë në Olimpiadën e Tokios.
Dyshja italiane ia doli për të marrë kryesimin në 50 metrat e fundit të garës, duke siguruar vendin e parë.
Në fakt çifti Marieke Keijser – Ilse Paulis udhëhoqi pothuajse gjatë gjithë garës, por pikërisht në metrat e fundit dyshen holandeze e lanë forcat, madje në 20 metrat e fundit binomi Keiser – Paulis u kalua gjithashtu edhe nga dyshja franceze Laura Tarantola – Claire Bove.
Në mbyllje të garës dyshja holandeze të paktën u mjaftua me medaljen e bronztë, teksa e përfundoi garën me një 0,01” epërsi kundrejt britanikeve Emily Craig, Imogen Grant.