Ergin Borova nga Struga, por që jeton në Holandë, gati një vit të plotë stërvitej për maratonën e notit prej 13 kilometrave, nga Ohri e deri në Strugë, të cilën e realizoi për qëllime humanitare.
Borova është inicues për krijimin e Fondacionit “Kujdesi për fëmijët me aftësi të kufizuara”, përmes së cilës do të nxitej edhe ndërtimi i Qendrës për fëmijët me aftësi të veçanta në komunën e Strugës.
“Kjo maratonë është apostafat i dedikuar për fëmijët me nevojat e veçanta.
Ne kemi nipin tonë, Armendin, që është fëmijë me nevoja të veçanta, që e kam pasur si burim për inspirim dhe më ka frymëzuar që të bëjë këtë. Tash e dij se vëmendje është te unë, se e kam bërë maratonën, por e gjithë vëmendja duhet të shkojë te ata fëmijë.
Dhe prej sot e më tutje, inshallah i bashkojmë forcat, publik, privat, politik, dhe vet qytetarët, e të ndërtojmë një Qendër për fëmijë me nevoja të veçantë. Sa më shpejtë, aq më mirë. Faleminderojë për përkrahjen,” tha pas garës inovatori Ergin Borova.