Përfundon aventura e Manuela Delilajt në Lojërat Olimpike

Sporti

Përfundon aventura e Manuela Delilajt në Lojërat Olimpike

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 11:42
Përfundon aventura e Manuela Delilajt në Lojërat Olimpike

Sot ka qenë radha e Manuela Delilajt për të konkurruar për Shqipërinë në Lojërat Olimpike të Tokios.

55-vjeçarja shqiptare mbylli aventurën e saj olimpike në qitje.

Në ditën e dytë ajo garoi në 25 m shpejtësi,rezultat ky që i bashkohet edhe pikëve të grumbulluara dje në garën e precizonit duke rezultuar në totalin prej 556 pikëve, që e rendisin në vendin e 44-t.

Për fat të keq Manuela, ka edhe një lëndim në parakrahun e djathtë ( krah me të cilin edhe gjuan) që nuk e lejoi të jepte maksimumin e saj.

“Gjithsesi ky është nje rezultat i mire duke pasur parasysh qe prej afro 1 vit e gjysmë, poligoni i qitjes ka qenë i mbyllur për shkak të pandemisë, duke e penalizuar stërvitjen në kohë.

I urojmë Manueles suksese në gara të tjera“, shkruan KOKSH në faqen zyrtare në lidhje me garimin e Delilajt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat