Nurov, mëson kundërshtarët në kategorinë deri më 97 kg

Sporti

Nurov, mëson kundërshtarët në kategorinë deri më 97 kg

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 12:26
Nurov, mëson kundërshtarët në kategorinë deri më 97 kg

Pasi që Maqedonia fitoi medaljen e argjendit në sportin e taekvondos me Dejan Georgievskin, tani sytë i ka drejtuar kah mundësi Mogamedxhi Nurov.

Mundësi i naturalizuar sot mësoi rrugën drejt medaljeve dhe do të nis garimin nga 1/8 e finales në kategorinë deri më 97 kg, përball bjellorusit Aleksandar Hushtin.

Nurov do të nis garat më 6 gusht dhe në rast se kalon në çerekfinale, do të takohet me fituesin e sfidës në mes kanadezit Stin dhe italianin Koniedo.

Ndërsa në gjysmëfinale mund të jetë përballja me favoritin kryesor në këtë kategori, rusin Abdullrashid Sadullaev.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat