An San e Koresë së Jugut, fitoi medaljen e tretë të artë radhazi për të në hark në Lojërat e Tokios.
Ajo përfundoi në kryesim në goditjet finale në garën individuale për femra, duke mposhtur me rezultatin 6-5 sportisten ruse Elena Osipova.
Në garën finale An shënjestroi 10-n, ndërsa Osipova 8-n, për të mbajtur rekordin perfekt të vendit të saj në garat e harkut në Tokio.
An luajti një rol të rëndëshishëm edhe në garën e femrave dhe atë të përzier për fitimin e medaljeve të arta, me skuadrën e meshkujve që gjithashtu fitoi për Korenë e Jugut në Olimpiadë. Për të kuptuar dominimin e tyre mjafton të kujtosh se koreano-jugoret kanë fituar medalje të artë në garat individuale të femrave në 9 nga 10 olimpiadat e fundit.
Në garën për medaljen e bronztë, Luciall Boari e Italisë mposhti Mackenzie Brown të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me rezultatin 7-1.