Sportistja australiane Jessica Fox e gjeti një mënyrë shumë të çuditshme për të ndihmuar veten në një moment.
27-vjeçares iu desh të dilte në planin B për të riparuar kanoen e saj në kohën kur garonte në finalen e sllallomit K1.
Edhe pse me 1001 peripeci, ajo mori medaljen e bronztë duke mbyllur kështu Lojërat Olimpike me dy medalje, pasi më parë kishte fituar medaljen e artë kur garonte në C1 individualisht.
Ishte vetë Fox që ndau në rrjete sociale një video pasi mbaroi gara ku tregoi se si e kishte përdorur kondomin për të riparuar kajakun e saj.
“Vë bast se nuk e dinit që prezervativët mund të përdoren dhe për këtë. Ata kanë shumë elasticitet dhe janë shumë të fortë”, shkruan Fox në postimin e saj.