Delegacioni i Tokios, KOKSH e mban të fshehur!
Prej disa ditësh delegacioni olimpik i Shqipërisë ndodhet në Tokio për përfaqësimin në edicionin e 32-të të Lojërave Olimpike.
Kuqezinjtë siç dihet marrin pjesë në Olimpiadë me 9 sportistë, 3 me normë kualifikuese dhe 6 me ftesa.
Ajo që bie në sy është fakti se Komiteti Olmpik Kombëtar Shqiptar ende nuk ka bërë transparencë për sa i përket listës së plotë të delegacionit zyrtar që përfaqëson vendin në eventin më madhor global të sportit, shkruan Panorama sport.
Gazeta e ka kërkuar prej kohësh listën emërore të delegacionit të plotë edhe në rrugë zyrtare, por KOKSH vijon ta mbajë të fshehtë, ndërsa shqiptarët ende nuk e dinë se cilët janë të deleguarit tanë në kryeqytetin japonez.