Ledecki shkëlqen sërish, notarja amerikane fitoi medaljen e arit në 800 metra stil i lirë, duke e fituar këtë event për të tretën Olimpiadë radhazi.
Rivalja e fortë, australiania Ariarne Titmus fitoi medaljen e argjendit ndërsa Simona Quadarella i dhuroi një medalje bronzi Italisë.
Në garën e 200 metrave stil shpinë për femra, KayleeMcKeown bëri që Australia të fitojë medaljen e saj të tretë të artë në gjithë historinë, duke përfunduar para kanadezes Kylie Masse.
Australia fitoi edhe medaljen e bronzit, me përfaqësuesen tjetër Emily Seebohm që u rendit e treta.