Mete Gazoz i Turqisë fitoi garën individuale për meshkuj në hark në Lojërat e Tokios.
Në këtë Olimpiadë kjo ishte medalje e parë e artë që fitohet nga një vend tjetër përveç Koresë së Jugut që ka siguruar 4 nga 5 medaljet olimpike në hark në Tokio.
Gazoz mposhti Mauro Nespoli të Italisë në finale me rezultatin 6-1.
Ai siguroi medaljen e parë olimpike për Turqinë në hark.
Takaharu Furakava i Japonisë fitoi medaljen e bronzit. Furakava gjithashtu fitoi një medalje bronzi në garën ekipore për meshkuj.