Një skandal i rëndë ka ndodhur sot në Tokio, gjatë lojërave Olimpike, pasi është tentuar rrëmbimi i një prej sportisteve të Bjellorusisë, me urdhër të presidenti të këtij vendi, Aleksander Lukashenko.
Atletja bjelloruse Kristina Tsimanouskaja, ka qenë protagoniste e kësaj ngjarjeje të denjë për një film.
Sprinterja është dërguar sot në aeroportin e Tokios nga dy pjesëtarë të Komitetit Olimpik Bjellorus, pasi kishte ardhur urdhri për ta hipur në avion e kthyer në Bjellorusi, kuptohet pa dëshirën e saj, me kërkesën që kishte ardhur specifikisht nga Aleksandr Lukashenko.
Por sportistja bëri rezistencë dhe duke shfrytëzuar forcën e rrjeteve sociale, ia doli të lajmëronte organizatorët dhe të shpëtonte nga një fat që padyshim do të ishte i errët.