Kosova me dy medalje të arta aktualisht renditet në vend të 30-të në Lojërat Olimpike – “Tokyo 2020” apo është 9 pozita më lartë se Serbia.
Kjo duke iu falënderuar trimëreshave tona, xhudisteve Distria Krasniqit (-48 kg) dhe Nora Gjakovës (-57 kg), kampione olimpike.
Serbia ka një medalje të artë, një të argjendtë dhe tri të bronzta dhe renditet në vend të 39-të.
Renditja
Spanja është e 32-ta me 1 medalje të artë, 4 të argjendta, 4 të bronzta.
Kina kryeson me 69 medalje, 32 të arta, 21 të argjendta dhe 16 të bronzta, ndërsa SHBA-të, me 73 medalje por mbajnë vendin e dytë, pasi që kanë fituar 24 medalje të arta, 28 të argjendta dhe 21 të bronzta.