Sportistja shqiptare, Luiza Gega, me fillim nga ora 13:00 do të fillojë garën e finales së madhe në sportin e atletikës.
Luiza do të përfaqësojë sot shtetin e Shqipërisë për herë të parë në histori të Lojërave Olimpike ne finalen e vrapimit 3000 metra me pengesa.
Garën e kaluar, Gega e përfundoi disiplinën 3000 metra me pengesa në kohën 9.28.85 minuta, kohë kjo që automatikisht e kualifikoi drejt finales së sotme.