49 sportistë nga Australia dhe Zelanda e Re janë bërë protagonist negativ gjatë kthimit për në shtëpi duke konsumuar alkool dhe duke shqetësuar udhëtarët e tjerë.
Sportistët kishin konsumuar shumë alkool dhe bënin gjeste të pahijshme në avion, ndërsa njëri prej tyre kishte vjellë në tualet duke e bërë të papërdorshëm për 10 orë udhëtim.
Vetë kuzhinieri i ekipit të Australisë e quajti të papranueshme sjelljen e sportistëve duke u shprehur:
‘’Unë jam shumë i zhgënjyer sepse disa njerëz po shkatërrojnë reputacionin e një ekipi shumë të fortë, një ekip që na përfaqëson këtu me krenari të madhe. Anëtarët e ekipit ishin shumë të dehur, nuk iu përgjigjën kërkesave të ekuipazhit të kabinës dhe shqetësuan pasagjerët e tjerë”, tha Ian Çesterman.
Ndërkohë, kompania e fluturimeve Japan Airlines ka bërë një ankesë zyrtare drejt komitetit olimpik australian teksa kjo çështje ka marrë përmasat e një skandali në Australi dhe më gjerë.