Familja Xhaferi është shembull që duhet të ndiqet edhe nga të tjerët, me mënyrën se si i përkushtohen sportit.
Kështu është me familjen Xhaferi nga Prishtina. Nënë e djalë, kampionë të Kosovës.
Rigon Xhaferi, luan në pozitën e mbrojtësit të djathtë dhe është kampion i Kosovës me kadetët e 2 Korrikut të Prishtinës.
Pranvera Xhaferi, e njohur si Schumacher e Kosovës, është kampione e Kosovës për vitin 2000 në Drag (automobilizëm).
Rigoni mbrëmë me 2 Korrikun ka arritur edhe një sukses të madh, fitojnë garën “Kampi VAR 2021”.
Pranvera është e lumtur për suksesin e djalit të saj, duke besuar e shpresuar se do të jetë prej futbollistëve më të mirë në të ardhmen.
“Rigon kampioni i nënës, të lumtë për fitoret në futboll të njëpasnjëshme që po na i sjell qysh nga fëmijëria e hershme.
E nise këtë rrugë me shumë përkushtim, këmbëngulje, stërvitje të pandalshme, me shumë dashuri për futbollin dhe sot po i shijon rezultatet, jo veç ti!
Shtëpia jonë çdo ditë po mbushet me kupa dhe medalje, shumicën i kemi sjell unë edhe ti ne familje, ti me fitoret në futboll, unë me fitoret në gara në autosport!
Me U-17 të KF 2 Korriku, Rigoni pasi doli kampion i Kosovës, mbrëmë doli fitues edhe në turneun ‘Kampi VAR 2021’.
Në finale, që u luajt në Stadiumin ‘Fadil Vokrri’, fituan nga moshatarët e tyre të KF “Ramiz Sadiku” me rezultat 4:0.
Urime zemra e nënës, sukseset tua na bëjnë krenarë të gjithëve, te duam shume!”, ka shkruar Pranvera në profilin e saj në facebook.